Skuadra e Laçit ka fituar ndeshjen kundër Vllaznisë me rezultatin 2-0 në javën e 26-të të Kategorisë Superiore në Shqipëri. Golat janë shënuar nga Guindo në minutat 31 dhe 41 të ndeshjes.
Me këtë fitore, skuadra e Laçit ka arritur të largohet nga zona e mbijetesës dhe Vllaznia duket se është në një periudhë krize. Goli i dytë i shënuar nga Laçi erdhi menjëherë pas rastit të humbur nga Hoxhaj.
Jonuzi ishte gjithashtu shumë pranë golit që mund të kishte rihapur ndeshjen por Vllaznia merr një rezultat tjetër zhgënjyes dhe tashmë shpresat për titullin kampion veniten edhe më shumë me 37 pikë në klasifikim dhe vendin e katërt, e parapritë edhe nga Erzeni ndërsa Laçi shkon në kuotën 33 dhe shkëputet me 5 pikë nga Bylisi i zonës së ftohtë.