Pas thuajse 6 ditësh nga data 10 Mars kur u lançua sondazhi i parë në eetimes, tashmë proçesi i votimit është mbyllur duke shpallur edhe fituesin.
Nga 7046 votues, që kanë marrë pjesë në këtë votim, fitues i sondazhit të parë është Benet Beci me 4015 vota, ndërkohë që Bardh Spahia ka mbledhur 3031 vota.
E ndarë në %, Bardh Spahia ka marrë mbështetjen e 43 % të votuesve ndërkohë që Benet Beci, ka 57 % të mbështetjes së votuesve
Eetimes, shtyu për 24 orë mundësinë për të votuar dhe për të qënë pjesë e këtij sondazhi për shkak të mesazheve të ndjekësve.
Kujtojmë që ky është sondazhi i parë që eetimes ka vendosur të zhvillojë në kuadër të garës lokale për zgjedhjet e 14 Majit. Sondazhi i dytë do të mbahet me datën 11 Prill, ndërkohë që i fundit do të zhvillohet në datën 11 Maj, vetëm 3 ditë para datës së zgjedhjeve ku shkodranët do të vendosin me votë se kush do të drejtojë Shkodrën për 4 vitet e ardhshme.
Eetimes, gjen rastin të falënderojë të gjithë votuesit e këtij sondazhi që u bënë pjesë në zgjedhjet e tyre.