Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg të Diana Bahçjas, nënës lehonë e cila u arrestua 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
Pas disa ditësh, Diana do të marrë sërish fëmijën e saj në krah, pasi drejtësia ia mohoi këtë moment. Nëna lehonë nga Mati u lirua sot nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën.
Shumë qytetarë janë shprehur të gatshëm për të shlyer pagesën. Kjo gjobë ishte fillimisht 250 mijë lekë, por duke qenë se e reja ka bërë 10 ditë burg, shuma ka zbritur në rreth 200 mijë lekë.
Sot, Diana doli para trupit gjykues, e ku ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak në dijeni të dënimit, teka ka folur edhe për vajzën që akuzohet se e ka braktisur, duke thënë se ka 5 vite që nuk e ka takuar./Dosja.al