Ish-ministri, Saimir Tahiri ka dalë ditën e sotme nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit. Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe prokurori i çështjes.
Gjatë kësaj periudhe, Tahiri do qëndrojë nën shoqërinë e efektivëve të policisë së burgjeve. Tahiri shihet se qëndron në çdo çast krah nënës së tij.
Një ditë më parë, me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë. “O Ba, si nuk më prite”,-thuhet në postimin prekës.
Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri u nda një ditë më parë nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi vuante prej vitesh nga leuçemia, sëmundje që e kishte rënduar. Ai njihej si farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion./Dosja.al