E perlotur nga lodhja dhe deshperimi Zyfe Bahcja kerkon qe nusja lehone te kthehet prane foshnjes e cila ka vetem pak dite qe ka lindur.
Rasti I paprecedent ne drejtesine shqiptare ku nena eshte ndare nga foshnja vetem 8 diteshe per tu cuar ne qelite e burgut 313 ka sjelle nje situate dramatike ne familjen Bahcja ne drisht te Postrbes ne shkoder. Gjyshja thote se foshnja ka nevoje per gjirin dhe ngohtesine e nenes dhe I lutet organeve te drejtesise te vene doren ne zemer
Babai I foshnjes Nazmi Bahcja thote qe kerkon qe gruaja te kthehet ne familje pasi per te eshte shume e veshtire te mbaje familjen dhe te kujdeset dhe per femijen e po ashtu ti gjendet prane gruas e cila eshte dhe ajo ne gjendje te veshtire
Diana Bahcja u arrestua 8 dite pasi lindi djalin e saj,pasi nje gjobe e papaguar per te cilen nuk kishte dijeni,iu konvertua ne 50 dite heqje lirie. Avokatet kerkojne qe denimi te kryhet pasi femija te mbush 1 vjec ndersa kerkojne pezullimin e urdherit dhe lirimin e nenes. Nga ana tjeter ka patur nje sensibilizim te qytetareve te shkodres per te paguar gjoben prej 250 mije lekesh te reja por dhe per te ofruar qumesht dhe pelena per Nelidionin e vogel.
Comments are closed.