Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, ka dhënë një intërvistë për prestigjozen mediatike amerikane “Financial Times”
Si pjesë e shkrimit, Drugs, spies and cameras: Albania struggles to curb criminal gangs” të Marton Dunai, kryebashkiaku i Shkodrës ka folur për eksodin që ka përfshirë vendin, e kryesisht Shkodrën.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, nga Partia Demokratike e opozitës së Berishës, tha se frika e kriminelëve kishte shkaktuar një eksod.
“Ky rajon ka 215,000 banorë, por rreth 6,000 largohen brenda një viti. Me atë ritëm, në një dekadë e gjysmë, gjysma e rajonit do të zhduket.”
Duke fajësuar “strukturat shtetërore jofunksionale”, ai tha se skandali i kamerave të krimit ishte “një pikë në oqeanin e qeverisë së infektuar nga krimi”.
Petriti, një menaxher kafeneje në Shkodër, pohoi të njëjtën gjë dhe shtoi: Ajo që duket si korrupsion, duket si korrupsion dhe tingëllon si korrupsion është ndoshta kjo, korrupsion . . . Nuk është çudi që njerëzit po largohen.
linku : https://www.ft.com/content/4c42fa77-fca4-452d-bac3-e54e359fac36
Comments are closed.