Çdokush që viziton mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës gjatë këtyre ditëve ka mundësi të shikojë një ekspozitë sa të veçantë aq edhe të bukur. Thelbi i saj qëndron në ekspozimin për herë të parë të disa elementëve etnografik të cilët prej thuajse njëshekulli nuk përdoren më por asokohë ato kishin rëndësi dhe përfaqësonin vlera në jetën e një gruaje në vendin tonë.
Mesazhi i kësaj ekspozite konsiston tek e bukura që njerëzit e kanë kërkuar gjithmonë përmes detajeve edhe pse kushtet e jetesës apo të dijes ishin më të kufizuara. Ekspozita po qëndron e hapur përgjatë të gjithë muajit mars në Muzeun Historik të Shkodrës “Oso Kuka”.
Comments are closed.