Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë nga Drishti i Shkodrës që ka lënë një fëmijë vetëm disa ditësh vetëm në shtëpi është ende në burg. Në shtëpi e esin me padurim vendimin e Gjykatës, që pritet të merret me shpejtësi. Report Tv ka shkuar në banesës e kësaj familjeje në Drisht ku duket qartë varfëria ekstreme në të cilën jetojnë.Bashkëshorti i Dianës, babai i fëmijës, pret që të lirohet sa më shpejt pasi fëmija ka nevojë për nënën e tij.
“Unë e pres një përgjigje, ose sot ose për nesër. E presim me shumë shpejtësi këtë përgjigje me më ardh gruaja në shtëpi. Jemi në situatë shumë të vështirë. Thirrja ime është ‘ma lironi që të vijë të kujdeset për fëmijën’. Është shumë e vështirë për mua t’ia dal në të dyja krahët. Duhet të punoj”, tha babai i fëmijës.
Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej 10 ditësh po kujdeset i vetëm për foshjen e porsalindur. Ai denoncon në media se e shoqja, Diana Kolaveri – Hoshi ka rënë në burg, vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin, pa pasur dijeni se është dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës. Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.
Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç. Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.
Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Comments are closed.