Arrestimi i një nëne lehonë për një gjobë dhe të treguarit e forcës me të dobëtin, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Ndërsa bandat bëjnë vetgjyqësi dhe marrin jetë të pafajshme në mes të qyteteve tona, drejtësia e reformuar e Edi Ramës shpejton t’i vërë prangat një nëne vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.
Kriminale, jo njerëzore dhe shëmbëlltyrë e një shteti të rënë është e gjitha kjo që ka ndodhur me Diana Bahçjën. Trishtuese të shohësh se si në gjendje të rënduar ekonomike kjo familje kujdeset për fëmijën e porsalindur, ndërsa nëna ndodhet pas hekurave.
Lirimi i saj nuk do të duhej të ishte vonuar nga ata që me një të rënë çekiçi dërgojnë burgjeve njerëzit e thjeshtë për një gjobë dhe lirojnë kriminelët që marrin jetë e terrorizojnë qytetarët. Ky nuk duhet të ishte imazhi i drejtësisë së re që fatkeqësisht ka dështuar ende pa nisur!
Comments are closed.