Zgjedhjet vendore të 14 majit, ka qenë tema kryesore e diskutimit gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që zgjati rreth 1 orë. Burime për gazetarin e Report TV, Ermal Qori, bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama u la porosi deputetëve që të angazhohen maksimalisht me strukturat e tyre vendore. Kreu i ekzekutivit, ka kërkuar që secili deputet të mbajë përgjegjësi për zonën e tij dhe të impenjohen për forcimin e platformës ‘Aktivisti’.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur raportet e tyre për sondazhet e bëra mbi kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë. Sipas të njëjta burimeve, mësohet se sa u përket emrave të kandidatëve, Rama ka përmendur Benet Becin si kandidat të mundshëm për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit.
Ndërsa sa i takon çështjes së hetimit nga SPAK për ish-zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj, raportohet se nuk pati asnjë diskutim rreth kësaj teme në mbledhje. Ndërkohë ditën e nesërme në orën 17:00, pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.
Comments are closed.