Tashmë nuk ka asnjë dyshim! Zgjedhjet e 14 majit, do të jenë i njëjti skenar si 6 marsi për opozitën shqiptare. Ilir Meta do të jetë “i plotfuqishëm” dhe do të drejtojë koalicionin me Sali Berishën.
Ditën e sotme ato kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, ku Sali Berisha do të regjistrojë kandidatët e tij nën siglën e një koalicioni.
Edhe pse KQZ, dje Celibashi nuk e ka pranuar PD me kryetar Sali Berishën, Meta bashkë me Berishën e sfidojnë këtë vendim, duke e regjistruar pjesë të këtij koalicioni. Ndërkohë që ligji e thotë qartë që një parti politike e paregjistruar në zgjedhje nuk mund të jetë në një koalicion. Ajo që pritet të ndodhë është që kur të vijë momenti që të shqyrtohen koalicionet, Celibashi do të regjistrojë koalicionin pa PD. Kjo është edhe arsyeja se përse Partia e Lirisë është ajo që e drejton këtë koalicion.
Comments are closed.