Kënaqësi të takohesha me një dashamirës të Shqipërisë, ambasadorin spanjoll në vendin tonë z.Alvaro Renedo Zalba dhe bashkëshorten e tij.
Për shkak të detyrave që ka mbajtur, ai ka ndjekur prej kohësh ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Folëm për këtë proçes dhe rolin që luan pushteti vendor, tejet i rëndësishëm për fazat e mëtejshme të anëtarësimit në familjen evropiane. Në gjysmën e vitit, Spanja merr presidencën e radhës të BE dhe ambasadori shprehu dëshirën që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Shkodër.
I impresionuar nga Shkodra, me ambasadorin Spanjoll dakordësuam të zgjerojmë fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Comments are closed.