Një lajm i hidhur vjen këtë mëngjes të 14 marsit për qytetarët shkodranë dhe më gjërë. Ka ndërruar jetë Ridvan Gjeçaj, një nga emrat e spikatur të sportit shkodran dhe më gjërë. Ish kampioni i notit, si sportist dhe si trajner i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, por edhe drejtuesi deri në rang zv.presidenti të Federatës Shqiptare të Notit, i cili me 18 shkurt të këtij viti festoi 60 vjetorin e lindjes, gjatë viteve të fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila mëngjesin e sotëm i mori jeten.
Shkodra, ka humbur jo vetëm Ridvan Gjeçajn e sportit të notit, por edhe Ridvan Gjeçaj, intelektualin dhe profesionistin si inxhinier hidroteknik që aq shumë punoi për qytetin e tij dhe më gjërë, familjarin dhe qytetarin model që i perket një familje sportive, ku përpos vëllait të tij, Bledar Gjeçaj, figurojnë një sërë sportistësh tek Gjeçajt e Shkodrës.
Lajmi për vdekjen e Ridvan Gjeçajt, bëhet i ditur nga familjarët e tij, të cilët njoftojnë se ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit bëhet po sot, në orën 16:30 në qytetin e Shkodrës.
eetimes, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjeçaj për humbjen e njeriut të tyre të afërm, dhe mbarë komunitetit të sportit të notit, për njeriun që kontribuoi aq shumë për sportet e ujit.
Comments are closed.