Transporti hekurudhor në vendin tonë ka mbetur kujtim i së shkuarës.
Por, treni do të rikthehet vetëm me udhëtime të kufizuara për të martat e Shna Ndout, që edhe këtë vit nga 14 Marsi rifutet në funksion linja Shkodër – Laç.
Nisja për qytetarët që kryejnë këtë pelegrinazh do të bëhet në orën 06.00 të mëngjesit ndërsa kthimi në orën 13.00.
Myzafer Liqeni, Drejtues i stacionit Shkodër: Nga ana e njësisë tonë janë marrë masat për një transport sa më komod dhe të qetë. Bileta kushton vajtje-ardhje nga Laçi 155 lekë. Theksojmë se edhe ër fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç paguhet vetëm 50 për qind e biletës.
Përvojave e viteve të shkuara me sulme ndaj trenit prej adoleshëntëve ku ka patur thyerje të xhamave, ka bërë që drejtoria e hekurudhës, njësia Durrës, t’i drejtohet me kërkesë zyrtare policisë së Shkodrës për vendosjen e një patrulle policie.
Myzafer Liqeni, Drejtues i stacionit Shkodër: I bëj thirrje, gjithashtu, që të na ndihmojnë në punën tonë për të mbajtur qetësi, pasi vitet e shkuara kemi pasur raste që nga fëmijët e moshave 15=16-17 vjeç kemi pasur dëmtime të sediljeve, thyerje xhamash etj.
Janari i 2024-es shënon nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurushës së re Han i Hotit – Vorë, ku me përfundimin e saj treni nga 40 km/orë që lëviz sot, do të ketë shpejtësi 120 km/orë. Ky standart i ri pritet të rikthejë në funksion të plotë shërbimin hekurudhor shqiptar, duke ju përshtatur standarteve evropiane.
Comments are closed.