Eksperti Dr. Ing. Alfred Hasanaj ka zhvilluar në skemën 3D aksidentin duke treguar dinamikën dhe mënyrën se si dy mjetet u përplasen.
Aksigjenti tragjik në mbikalimin e Saukut u mori jetën tre të rinjve, ku në timon ishte 20-vjeçari Klevis Ruçaj.
Mjet “Audi” ra mbrëmjen e djeshme nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, ku si pasojë u plagosen 3 persona të tjerë.
“Audi” po vinte nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë theu barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që mjeti që drejtohej nga i riu ishte me një shpejtësi marramendëse, dhe për pak një tjetër automjet ka mundur t’i shmangej përplasjes para se “Audi” të fluturonte nga mbikalimi.
https://www.oranews.tv/vendi/rindertimi-i-skemes-3d-ja-si-ndodhi-aksidenti-ne-mbikalimin-e-saukut-diten-i1079346
Comments are closed.