Një bilanc lufte pati vendi në dy ditët e fundit nga jetët e humbura për shkak të aksidenteve.

Rasti më tragjik ishte aksidenti në Unazën lindore në Tiranë ku humbën jetën 3 të rinj. Por edhe gjatë të premtes rrugët e vendit u përgjakën nga 3 të vdekur dhe dy të plagosur nga pesë aksidente të ndryshme që ndodhën në Durrës, Kavajë, Korçë, Fier dhe Lezhë.

Mesditën e së premtes një betoniere përplasi një 71 vjeçar në Durrës që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e kësaj përplasje i moshuari ndërroi jetë në vend. Një tjetër aksident rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua në vendin e quajtur Përroi i Rikajt, pranë varrezave në qytetin e Kavajës, ku një 30-vjeçare humbi kontrollin mbi automjetin tip “Volksvagen Golf” që drejtonte dhe përfundoi në kanal.