Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kiras” në qytetin e Shkodrës.
Është dhunuar, banesa e Koordinatorit të OSHEE në Shkodër Elvis Murati.
Burimet bëjnë me dije se rreth orës 3 të mëngjesit, persona ende të paidentifikuar, kanë dëmtuar banesën e shefit të OSHEE, dukë hequr kamerat e sigurisë dhe dëmtuar pjesë të banesës.
Murati pasi ka identifikuar, ngjarjen e rëndë, ka bërë denoncim në Policinë e Shkodrës. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se ska asnjë konflikt me askënd, ndërkohë që gjithçka dyshohet se ka lidhje me pozicionin e tij si drejtues i OSHEE në Shkodër.
Elivs Murati, mban prej vitesh pozicionin e Koordinator i zonës së Shërbimit nr.4 në Shkodër, e cila mbulon pjesën e mbishkodrës deri në zonën e Dukagjinit. Gjatë punës së tij´Murati është evidentuar për gadishmërinë e tij ndaj problemeve të hasura me energjinë elektrike në të gjithë zonën ndërkohë që komentet ndaj tij kanë qënë perherë pozitive jo vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE, Ambasadat e huaja, por më kryesorja nga vetë abonentët e energjisë elektrike në këtë zonë.
Comments are closed.