osja.al ka zbardhur detaje nga dokumentet e gjetura pas kontrolleve të ushtruara në banesën e ish-gruas së ministrit të Financave Arben Ahmetaj, Albina Macka dhe partneres së tij Erjola Hoxha. Kontrolli ka nisur në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20, kohë gjatë të cilës janë marrë dokumente që tregojnë pronësinë e apartamenteve dhe vilave.
Dokumentet e sekuestruara:
Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.
Kopje e projekt konceptit në zonën Valamar, për projektin “Vila 22”, në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha si dhe planvendosja e objektit.
Kopje e projektit teknik për apartamentin në kompleksin Valamar, Interior Design, porositur nga shtetësja Erjola Hoxha, bashkangjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.
Kopje e projekt idesë në vilën numër 73 Green Coast, në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka.
Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë.
Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet: Vila Green Coast, Apartamenti Vala Mar dhe Vla Vala Mar
Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar dokumentacione sa i takon arredimit të banesës, për mënyrën si janë bërë pagesat, janë pyetur arkitektë për ndërhyrjet që janë bërë si dhe pronarët e firmave që kanë mbuluar punimet.
Kontrollet u zhvilluan dje me qëllim zhvillimin e hetimit për inceneratorët ku dyshohet që edhe Ahmetaj është përfshirë. Pritet që SPAK t’i drejtohet me një tjetër kërkesë Kuvendit për të ushtruar kontrolle në të tjera prona që rezultojnë në emër të Ahmetajt, i cili duke qenë se është deputet num mund tu nënshtrohet kontrolleve pa një leje të veçantë.
Comments are closed.