Xhevdet Amuli, kryetar i PD, dega Shkodër deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kandidati i dalë nga “Primaret’ e organizuara nga “Rithemelimi”, Bardh Spahia nuk ka as 25% të mbështetjes së anëtarësisë.

Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Amuli tha se në çdo bashki që PD do dalë me dy kandidatë do jetë e vështirë fitorja, duke shtuar se është Berisha ai që nuk pranon të bëjë një kompromis me PD-në zyrtare duke e përdorur partinë për hallet personale.

Sipas Amulit, shkëputja e Agron Çelës nga PL, e ka dëmtuar shumë “Rithemelimin”.

Ditën e hënë kemi pasur një mbledhje me kolegjin e kryetarëve me kreun aktual, Enkelejd Alibeaj që zgjati më shumë se tre orë dhe janë diskutuar një sërë çështjesh për 14 majin dhe kandidaturat, si do dilet në listat për këshillat bashkiakë. Janë diskutuar të hënën. Basha nuk ka qenë pjesë e takimit, ka qenë Alibeaj, kryetari i komanduar deri në datën kur do caktohet përzgjedhja e kandidati sipas statutit të vendosur para 6-7 muajsh kur Basha dha dorëheqjen.

Unë personalisht e kamë dhënë mendimin që në deklaratën e parë, unë asnjëherë nuk jam me kultin e individit, jam me siglën e PD pasi sigla është diçka e rëndësishme, për të gjithë demokratët është një vlerë e madhe për çdo demokrat që ka kontribuar për këtë sigël.

Basha ka të drejtën të marrë pjesë në çdo takim. I pranishëm jam tek kryetari i partisë që është në detyrë, Alibeaj. Sa i përket individëve dhe fraksioneve të tjera dhe ata që kërkojnë të përçajnë nuk do jem i pranishëm. Kur siglën, kontributin dhe vlerat e PD do i kalojnë për hallet e veta nuk jam me asnjë person, nuk do jem me askënd që kërkon ta shpërdorojë PD.

Sa i përket primareve që ka zhvilluar Berisha nëpërmjet ‘Foltores’ në Shkodër, PD në Shkodër ka një anëtarësi prej 6 mijë persona. Në periudhën që ka zhvilluar gjoja ‘Primaret’ se nuk janë ‘Primare’ kanë votuar 1400 anëtarë. Dhe ata anëtarë janë, por nuk mund t’i quaj primare ato që janë zhvilluar në Shkodër. Të merren të mirëqena nuk jam dakord.

Se si kanë votuar qytetarët për Spahinë afërsisht para një vit e di më së mirë. Më mirë se e di unë gjendjen e PD në Shkodër në atë periudhë nuk e di asnjë. Bardh Spahia, Spahia ka të drejtën dhe një kandidat tjetër cilido qoftë të paktën të bëhej një sondazh nga votuesiT, jo thjesht nga struktura, por nga qytetarët. Dega e Shkodrës është e madhe.

Reformën e parë e ka filluar me administratorët e njësive, duke i shkarkuar nga puna. Ne dorën e kemi shtrirë, të gjithë demokratë janë ata që kanë votuar. Por nëse duam të bashkojmë PD duhet të lëmë hallet dhe t’i marrim gjërat seriozisht.

Nëse PD më thotë t’i do jesh kandidati unë do kandidoj, nëse PD do të caktojë dikë tjetër unë do punoj njësoj sikur të jem unë kandidat. Nuk kam asgjë personale, por PD është aset kombëtar dhe personi në fjalë që ka dalë nga primaret nuk i takon as 25% të votave të anëtarësisë.

Zoti Berisha i është shtrirë dora për bashkim. Koha nuk pret më, edhe nëse nuk është zgjidhur ende çështja e problemeve ligjore të biem dakord me kandidatë dhe më pas të zgjidhen problemet, por Berisha nuk pranon të bëjë kompromis me PD zyrtare, i duket si pronë e tij. Tek PD jemi shumë që kemi kontribuar që në gjenezë.

Kudo që PD të dalë me dy kandidatura do jetë e vështirë fitorja. Qyteti i Shkodrës, PD me PS në Shkodër ka pasur dyfishin e votave. Prishja e koalicioni të Çelës me Shtëpinë e Lirisë e ka dëmtuar shumë në numra. Çela ka dëmtuar grupin e Rithemelimit.