Deputeti Enkelejd Alibeaj ka përsëritur ofertën e tij ndaj kryedemokratit Sali Berisha për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale. Pas mbledhjes që zhvilloi këtë pasdite, Alibeaj tha se dora e tij do të jetë gjithmonë e shtrirë për bashkëpunime. Ai u shpreh se do të mbajë gjithmonë këtë qasje.

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Enkelejd Alibeaj: Së pari të sqaroj një gjë për publikun. PD nuk është e imja, e askujt në emër nominal, por e demokratëve që kanë vendosur tullën e djersën tek ai sistem vlerash që kjo parti mbart. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe një pjesë e atyre që ju e quani kamp, por janë njerëz që mendojnë ndryshe. Qëndrimi që kemi mbajtur është i qartë. Shqipëria shkon në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë vetëm të partive politike, por të qytetarëve. Sidomos në këtë situatë të rëndë ekonomike, të mungesës së shtetit të së drejtës, shpopullimit masiv. Ky është interesi primar dhe në funksion të këtij interesi bëjmë gjithçka që të bashkojmë forcat dhe t’i bëjmë ballë këtij qëndrimi. Kjo është qasja dhe orinetimi që i qëndrojmë. Kështu do të vazhdojë, PD-ja duke ristabilizuar veprimtarinë e strukturave të saj pasi ka qenë e goditur dhe dëmet janë të dukshme…thënë kjo, ajo që dua të komunikoj, më datë 20 do të ketë mbledhje tjetër për të miratuar kandidaturat.

Nuk do të ketë sakrificë për ata që kanë dalë nga Primaret?

Enkelejd Alibeaj: Dora ka qenë e shtrirë, para vendimit të gjykatës, gjatë dhe pas vendimit. Ne i qëndrojmë këtij pozicioni.

[ays_poll id=”4″]