Rama: Eshtë dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme si dhe përmbajtja në rrafshin kombëtar. Në një moment ku përtej vështirësive e kontektit të përgithshëm të ekonomisë, si rezultat i luftës e shtrëngimeve në mbarë Europën, jemi duke ecur mirë, kemi bërë rritjen e pagës për mjekët specialistë, të cilët do shpërblehene sipas pagave të larta të rajonit, jemi barazuar me Serbinë me pagë, jemi mbi Kosovën, në një mesatare të lartë.
Po bëjmë një ligj të ri për një tërësi profesionesh dhe detyrash në shërbimin publik që kanë të bëjnë me aftësi të veçanta, duke nisur me ato dixhitale, kemi nevojë që të ofrojmë paga që të jenë konkuruese në treg. Procesi i integrimit kërkon adaptim, kemi nevojë për të rritur pagat që të jemi më të mirët në shërbim të shtetit, deri në agronom, do të sjellim lart sistemin e pagave.
Heqim taksimin deri në pagën 50 mijë lekë të reja, për taksën e jashtëzakonshme do ua dedikojmë me prioritet pensionistëve. Të gjitha këto, me rritjen e ndjeshme të investimeve, na bëjnë ta shikojmë me optimizëm të nesërmen. Do të angazhohemi me një debat publik me sipërmarrjen publike mbi deklarimin e të ardhurave, është themelore për të pasur njerëzit e duhur. Përndryshe të gjithë do vuajnë me truket e pagavePyetja: A e keni ndikuar ju vendimin e gjykatës
Rama: Nuk do merrem me polemika të grr grr grr, nëse keni kohë energjitë le ti vëmë diku tjetër
Pyetja per DEA
Rama: Këto janë të gjitha komente të politikës së gërr gërr gërrit
Pyetja: I keni gati kandidatët
Rama: Pak a shumë po, aty ku ka pasur dakordësi dhe simpatizim rreth kandidatëve të caktuar ku janë kandidatë, zyrtarizimi do bëhet para se ata të rregjistrohen zyrtarisht. E dimë se cilat do jenë skuadrat.
Comments are closed.