Gazetari Artan Hoxha ka rënë pre e një kamere të fshehtë. Ai ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Shoë”, kur u përball me një person të maskuar që u fut në studio. Me të maskuarin u përball kunati i Hoxhës, i cili e kishte shoqëruar drejt Kosovës.

Ai nisi ta grushtonte personin në fjalë, ndërkohë që gazetari kërkonte të dinte se kush ia ka dërguar. Pas disa sekonda përplasjeje, të pranishëmve ju komunikua se bëhej fjalë për një kamerë të fshehtë, por kunati i Hoxhës kishte vrarë dorën.