Teksa jemi më shumë se 24 orë nga shpërthimi në zyrat e OSHEE në fshatin Bushat të Shkodrës, ende nuk ka asnjë të shoqëruar dhe po ashtu ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli në një lidhje live bëri me dije policia ka marrë në pyetje punonjësit e zyrës së OSHEE dhe disa persona të tjerë që dyshohet se mund të kenë dijeni, por ende nuk është dalë në asnjë përfundim.

“Ende nuk ka një motiv të qartë. Janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni. Janë pyetur punonjësit e zyrës, por ndonjë konflikt të mundshëm, apo pakënaqësi të ndonjë qytetari.

Dyshohet se mund të ketë qenë një inat i çastit që mund të ketë pasur probleme me OSHEE.

Në pyetje janë marrë punonjësit e OSHEE dhe persona të tjerë që e kanë dëgjuar shpërthimin”, tha Shkreli.

Si pasojë e shpërthimi janë dëmtuar 2 makina dhe janë dëmtuar zyrat, për fat të mirë vetëm dëme materiale.r.t/abcnews.al