Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende në krye të Partisë Demokratike ligjërisht, megjithëse ka dhënë dorëheqjen pak ditë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Sot, në dosjen e sekretarit ligjor të PD-së dërguar KQZ-së, ishte edhe një letër e firmosur nga Basha që autorizon demokratët e tjerë, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn që të përfaqësojnë këtë forcë politike në procedurat e regjistrimit për zgjedhjet lokale. Por data është pak e çuditshme.
Letra e firmosur nga Basha mban datën 18 mars 2022, kur në fakt, dorëheqjen e bëri me dije më datë 22 të të njëjtit muaj. Lind pyetja; si e ka ditur që do t’i duhej një autorizim i tillë? Aq më tepër një vit para depozitimit në kërkesës për regjistrim në zgjedhje.
Comments are closed.