Shqiptarët po zëvendësohen nga indianët në sektorin e ndërtimit. 25-vjeçari Gurshern Sin thotë për TVKlan se ka ardhur nga India për të punuar në Shqipëri. Ai tregon po punon mes shqiptarëve prej gjashtë muajsh.

25-vjeçari nuk është i vetmi indian që po punon në Shqipëri. Vetëm në Piramidën e Tiranës, kompania që po bën punimet ka në staf 35 të tillë. Përfaqësues të shoqatës shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër, por që po hasin shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve. Mungesa ka edhe për hidraulikë, për elektricistë, për shtrues pllakash.

Pjesë nga prononcimet:

Gursharan Singh: Familja ime jeton në Indi, unë punoj këtu për një të ardhme më të mirë. Shqipëria është një vend në zhvillim dhe jep mundësi punësimi edhe për vende të tjera. E vlerësoj shumë Shqipërinë dhe po ashtu njerëzit, janë shumë të sjellshëm.

Pradeep Kumar: India është një vend me shumë popullsi dhe është vështirë të gjesh punë, kështu që erdhëm këtu për të fituar para.

Dorina Halili, gazetare: Në një kohë kur shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë të shkojnë jashtë vendit për të punuar në ndërtim, kompanitë shqiptare janë detyruar të marrin punëtorë të huaj nga Azia apo Afrika për të plotësuar mungesat në këtë sektor.

Ilir Hebovija: Boshllëku është i dukshëm, nevoja e ekonomisë së tregut ka gjetur një zgjidhje dhe zgjidhja është marrja e punëtorëve të huaj.

Ilir Hebovija: Këto mungesa po plotësohen me shumë vështirësi. Ka mungesa të shumta sidomos për hidraulikë, për elektricistë, për shtrimin e pllakave.