Ministria e Arsimit ka bërë me dije se do të mbulojë kostot e transportit ë të gjithë punonjësve dhe nxënësve që jetojnë 5 kilometra larg shkollave. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit tha se vendimi i sotëm e ka rregulluar dhe këtë problematikë.
Pjesë nga prononcimi:
Miratuam vendimin për përdorimin e fondeve publike për të gjithë punonjësit arsimorë dhe nxënësit jashtë zonave të banimit. I kemi dhënë zgjidhje një problemi të madh. Nëse vendbanimi i tyre përkon në distancën mbi 5 kilometra përfiton, ndryshe nga më parë që nuk e përfitonte. Me këtë vendim kemi rregulluar këtë gjë, në mënyrë që të përfitojnë nga fondi për transportin. Ky fond ndihmon dhe nxënësit që udhëtojnë mbi 2 kilometra, që jetojnë në qendra rezidenciale, që vijnë nga shtresa në nevojë, me aftësi të kufizuara, ata që ndjekin procesin mësimor dhe institucione publike, godinat e të cilit janë në procese kontruksion e sipër.
Comments are closed.