Nga Imeldi Sokoli
Në mendimin tim si profesionist ajo urë i shërben shumë ndërlidhjes kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi sepse qartësisht bën një lidhje të ofertës turistike ndërmjet Ulqinit, Velipojës dhe Shengjinit.
Natyrisht ky bashkim i ofertës turistike do ketë efekt negativ për anën tonë sepse operatorët turistik dhe cilësia e shërbimeve është ku e ku më e lartë në Mal të Zi. Gjithsesi kjo konkurencë në terma afatgjatë do ti bëjë mirë Velipojes dhe Shengjinit për të rregulluar proporcionalisht raportin ndërmjet cilësisë dhe ofrimit të shërbimit.
A është ky projekt, projekt prioritar në raport me impaktin që do ketë në rajon dhe a e anekson Shkodren?! Jo ky projekt nuk eshte i tille sepse ne nuk kemi asnjë korridor rrugor i cili përmirëson aksesin në veri të vendit dhe ky duhet të jetë prioriteti kryesor në veri dhe po patjetër që në këtë vazhdë ben një aneksim të qytetit të Shkodrës si kryeqendra e veriut. Gjithsesi kjo sdo të thotë që në Shkodër duhet të shkohet se atje të çon rruga. Jo në Shkoder duhet të shkohet për atë çka qyteti të ofron dhe në këtë pikë Shkodra i ka potencialet për të ofruar shumë më shumë nga se çka ofron tani. Pra në këtë pikpamje biznesi, institucionet dhe ofrimi i shërbimeve lokale ka nevojë për përmirësim.
Në lidhje me marreveshjet ndër-shtetërore Shqipëri- Mal i Zi mund të themi që vullneti për ti shtyrë projektet para nga ana Shqiptare ka munguar, përmend faktin që ndërhyrja në Shirokë është lënë në gjysem dhe implementimi i fazave të tjera të ndërhyrjeve as nuk duket se do të fillojë ndërkohë ishte parashikuar që të kishte mbaruar.
Po ashtu më duhet të them që me zgjidhjen teknike të urës nuk jam dakord sepse e para nuk kemi një vlerësim impakti se si kjo strukturë mund të impaktojë përmbytjet në zonën e nënshkodrës gjë që është kërkesë nga Plani i Përgjithshëm Vendor për çdo projekt infrastrukturor në këtë zonë. Gjithashtu ky projekt mbyll një herë e mirë mundësinë e lundrimit për anije të tonazhit të mesëm në lumin Buna (praktika tregon që në Bunë kanë lundruar anije deri në 70-80 ton), për të mos përmendur faktin që projekti duhet të kishte impakt sa më minimal në mjedis duke patur parasysh statusin mjedisor që ka zona.
Comments are closed.