Dan Hutra nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave ditën e sotme në Tiranë. Gjatë marrjes së tij në pyetje në ambientet e Komisariatin e Policisë në Tiranë, ai është shprehur se i ka vrarë të gjitha gratë duke u bazuar në dëshirat e tij dhe nuk ka asnjë pendesë.

“Nuk jam penduar, i bëra se desha”-tha thënë Hutra.

Ramazan (Dan) Hutra autori i vrasjes me armë zjarri të 3 grave të mërkurën në kryeqytet është arrestuar nga policia. Hutra është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës. Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, plagosi ish-bashkëjetuesen e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë. 31-vjeçarja Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.