Ministrja e Financiare dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se nga 1 prilli do të rritet paga minimale në shumën 40 mijë lekë.
“Paga një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje”, tha Ibrahimaj.
Ajo shtoi se qeveria synon që në tre vitet e ardhshm, Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon.
“Ne synojmë që pagat mesatare në vend të arrijë në nivelin e vendeve të rajonit dhe të bëhen konkurruese pasi ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve”, shtoi ajo.
Comments are closed.