Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar disa nga komunikimet e anëtarëve të Gardës së Republikës në tragjedinë e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona. I ftuar sonte në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Artan Hoxha tha se në audiopërgjimin që ka siguruar, tregohet se si një prej drejtuesve të Gardës i jepnin urdhër vartësve të tyre për të qëlluar.
“Ndaloni zjarrin”, “qëlloje”,“mbani armët gati se kur të them unë do qëlloni”, “kërkoni furnizim se na mbaruan fishekët” – janë disa prej komunikimeve që ka zbuluar gazetari.
Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, Artan Hoxha tha se famijarët e të dëmtuarve kërkojnë hetimin e çështjes nga SPAK, edhe pse sot kreu i institucionit, Altin Dumani tregoi arsyet se përse.
“Familjarët e të dëmtuarve, kanë shkuar kanë kërkuar ta çojnë tek SPAK. S’kanë më besim tek drejtësia pas 13 vitesh. Predhën e gjetur në kokën e Aleks Nikës e ka hetuar FBI-ja, tani e kanë çuar prapë në Itali. Për çfarë arsye? Tani familjarët kanë kërkuar që hetimin ta bëjë SPAK. Për këtë çështje nuk janë pyetur zyrtarët e lartë të qeverive, Berisha, Basha. Këta nuk janë thirrur. Ajo që doli këtë radhë, unë audiopërgjimin e kam nxjerrë dy javë përpara 21 janarit të këtij viti. Ajo është një indicie. Drejtuesit e lartë të Gardës dhe të policisë kanë pasur një kanal të veçantë në radio.
Xhaxhai i Aleks Nikës ka një regjistrim të komunikimit të drejtuesve të gardës. Mënyra e parë është regjistruar me një diktofon. Në vendimin që është dhënë nga shkalla e parë është klasifikuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo indicie tregon se vrasjet janë bërë me urdhër, pasi dëgjohet “ndaloni zjarrin”, “qëlloje”,“mbani armët gati se kur të them unë do qëlloni”, “kërkoni furnizim se na mbaruan fishekët”. Kjo tregon se vrasjet kalojnë nga vrasja nga pakujdesia, tek vrasja me dashje minimalisht,”-tha Artan Hoxha.
Comments are closed.