11 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri. Epiqendrat kanë qenë në zona të ndryshme, kryesisht në Elbasan, Vlorë. Por, lëkundjet janë ndjerë dhe në Gjirokastër, Koplik e madje në Greqi. Lëkundja më e lartë është ajo me magnitudë 4.1 të shkallës rihter në Shezë të Elbasanit.Lëkundjet
Të tjerat janë më të ulëta dhe nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. Lëkundjet vijnë pak orë pas tërmetit në Elbasan, i cili u regjistrua me epiqendër në Belsh me magnitudë 4.2, mbrëmjen e kaluar.
Comments are closed.