Igzon Hoti është veç një prej të rinjve shkodranë që gjejnë mënyra për ta vënë teknologjinë në përdorim të ideve të tyre, mundësive për zhvillim dhe risive emocionuese.

Me të u njoha dje duke ndjekur lajmet e ditës, e sinqerisht e falenderoj që iu përgjigj menjëherë telefonatës sime e më dha mundësinë me e taku nga afër.

Është plot me ide, me ëndrra e me dëshirën e madhe me u bë dikush, e me pasë mundësinë që me “fluturu” si droni i tij. Takimi me të veç më nxit mendimin se sa shumë raste të tilla, njerëz të tillë ka ky qytet e si e gjithë kjo energji duhet shfrytëzuar për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton.