Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Kryeministri Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kanë dalë në konferencë për mediat. Të dy Kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, me mikpritësin që i konsideroi shembull, ndërkohë që Rama tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se ndihet krenar për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e urës mbi lumin Bunë.