Kryetari aktual i Keshillit Komunal te Ulqinit, ARdijan Mavriqi, ne nje postim ne rrjetet sociale ka zbuluar sesi Ura mbi Bune, nje investim mes SHqiperise dhe Malit te Zi qe pritet te konkretizohet ne mbledhjen mes dy qeverive, ne Podgorice, nisi te merrte rrugetimin e saj qe ne vitin 2015, ne zyrat e Fondit Shqiptar te Zhvillimit qe drejtohej nga Benet Beci.
Ai ka treguar detaje rreth ketij takimi, por edhe ka kujtuar grupin e ngushte te bashkepunetoreve qe punuan per kete veper qe bashkon dy vendet shqipfolese.
Ura mbi Bunë punën e saj e filloi që në vitin 2015 në zyret e FSHZH bashkë me Benet Beci ku u dakorduam që ky projekt do jetë projekt strategjik i dy shteteve 🇦🇱🇲🇪 dhe Komunës së Ulqinit, projekt i cili po fillom të realizohet edhe pse shumë ishin skeptik për një inicijativë të tillë.
Për mos të u harruar kontributi, në takimin e punës në Tiranë për këtë projekt morrën pjesë dhe kontribuan: Irfan Murati, Greta Gjoncaj, Genci Nimanbegu, Blendi Bushati, Avdo Dervishi.
Ne komunikimin ne rrjetet sociale, deputeti Beci dhe Kreu i Keshillit te Komunes se Ulqinit, tregojne perpjekjet por edhe momentin tashme final per realizimin e tyre, sic evidenton deputeti Beci edhe projektet e perbashketa per Liqenin e Shkodres.
Comments are closed.