Një ekspozitë është hapur në ish-burgun e Spaçit, sot në ditën e kujdesës për të risjellë në vëmendje vuajtjen e të dënuarve politikë në kohën e regjimit komunist në vend. Ekspozita me autorë Fatos Lubonjën dhe Ardian Isufin, e titulluar “Fraktura” u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit Gjerman Konrad Adenauer.
“Kemi 13 histori nga mijëra që vijnë që andej, sepse nuk ka kuptim Spaçi pa pjesën e minierës, pa pjesën e vuajtjes, sepse atje shkonin dhe punonin,”-tha Lubonja.
Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumente, por dhe rrëfime të të gjithë atyre që vuajtën dënimin në burgun komunist.
Ekspozita “FRAKTURA” është një ndërhyrje artistike alternative, e krijuar në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit, në të cilën vuajtjen duke humbur dhe jetën.
Comments are closed.