Policia ka shoqëruar Rodin Barçin, shoferin e kazinosë në Tiranë ku ishte punësuar Joy Ayoko, shtetasja nga Kenia që humbi jetën dy javë më parë, pas 6 muajsh qëndrimi në koma.

Mësohet gjithashtu se me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Barçi është ripyetur nga organet hetimore, pasi rezulton se ka qenë personi i fundit i kontaktit me 22 vjeçaren që jetonte në Shqipëri dhe ishte e puësuar në kazino.  

Ndërsa mësohet se gjatë këtyre ditëve janë pyetur edhe disa punonjës të tjerë  dhe pronari ku e ndjera punonte.

Me 14 Gusht të vitit të shkuar  keniane u dhunua dhe u hodh nga ballkoni ku jetonte. Dy javë më parë ajo u dërgua në vendin e saj, ku edhe humbi dhe jetën.