Aksioni opozitar dhe përgatitjet që po bëhen për protestën kombëtare të 3 Marsit ishin në fokus të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike Shkodër. Strukturat paralelisht po punojnë për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku Shkodra si gjithmonë do të jetë uragani i fitores së Partisë Demokratike që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Askush më shumë se Shkodra nuk ka provuar në këto 10 vjet diskriminimin dhe arrogancën qeverisëse, e cila me një plan të qartë vijon punën për varfërimin dhe shpopullimin e vendit. Edi Rama dhe oborri i tij sundimtar që mban peng të ardhmen e shqiptarëve do ta marrin përgjigjen e merituar në 14 Maj.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, persone in piedi, persone sedute e spazio al chiuso