Në seancën e fundit plenare Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila thirri në interpelancë ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me qendrën sociale “Besa” në Barbullush. Deputeti Hila i parashtroi pyetje ministres Manastirliu nëse është në dijeni për shpërdorimin e fondeve publike nga buxheti i shtetit dhe plotësimin e nevojave të të moshuarve që janë të strehuar në këtë qëndër ku sipas deputetit është e vetmja qendër pa standarte dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Në përgjigje të interpelancës së thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike të Shkodrës, Zef Hila, Manastirliu theksoi se qendra sociale “Besa” në Barbullush, bashkia Vau i Dejës, është një qendër multifunksionale dhe ofron shërbim për 25 të moshuar rezidentë.Qendra “Besa” ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 2015, si një qendër multifunksionale ku ofrohen shërbime të përkujdesit komunitar/ditor dhe rezidencial për të moshuar e licencuar për të dy këto shërbime në vitin 2015.
Comments are closed.