Luizi dhe Kiara patën një debat gjatë lojës me litar. Kjo pasi Luizi i tha Kiarës që dëshiron të kuptojë nëse publiku do t’i shohë çift ata brenda, apo nëse njërin prej tyre e do jashtë.
Kjo, pasi radhën e kaluar Kiara, Luizi dhe Bledi ishin të tre në nominim, por Bledi “sakrifikoi” dhe doli vetë nga shtëpia.
Kiara u mërzit nga komenti i Luizit, por ky i fundit i tha asaj se do e marrë vesh në “Prime” që nuk e ka thënë me qëllim të keq atë.
Kiara: Kanë qenë ditë të lodshme dhe kemi patur pak vështirësi me gjumin. Me Luizin ka shkuar shumë mirë. Kemi ato ulje-ngritjet, por mirë. Mbase kam qenë e rënduar dhe shpërtheva në atë moment. Ka raste që më vjen natyrshëm të reagoj. Unë nuk dua të ketë lojë mes nesh, prandaj mërzitëm. Por, unë dua që ai të luajë dhe nuk dua të ndikoj fare te loja e tij. Kjo është arsyeja, pse ndonjëherë distancohem.
Comments are closed.