Breza të tërë studentësh e pedagogësh në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, por edhe studiues të shumtë, kanë respekt e konsideratë të lartë për Prof.Dr. Dhimitër Dhorën. Takimi sot me të ishte si një udhëtim mes së shkuarës e së ardhmes. Profesor Dhimitri më foli për studimet që kishte bërë për liqenin e Shkodrës, kontributin që ka pasur në Universitet, si dhe për nostalgjinë e punës me kolegë e akademikë, përfshirë edhe tim atë, Bahriun.
Me të drejtë, profesori e kishte merak punën profesionale që bëhet në lidhje me liqenin, madje shprehu dëshirën që të jetë pjesë e grupeve konsultuese për çështjet që lidhen me të. Muzeu i Liqenit dhe përzgjedhja e shpendëve e gjallesave që do të pasqyrohen në të, janë tema me interes të madh për profesorin, fusha ku ai mund të japë kontribut cilësor e shumë të vlefshëm. Me besimin se shpejt do të shihemi sërish për të diskutuar konkretisht projektet për Liqenin e Shkodrës, i uroj çdo të mirë profesorit dhe dua ta falënderoj publikisht për motivimin që ka në zhvillimin e qytetit.
Comments are closed.