Vijon seanca e radhës parlamentare. Punimet e Kuvendit këtë të enjte nisën me debate. Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor për Ramën. Ndryshe nga herët e kaluara ata nuk e bllokuan foltoren dhe nuk përdorën bilbila.
Në rendin e ditës së sotme është parashikuar të diskutohet për disa projektligje dhe projektvendime, ndër to edhe zgjatja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit, opozita protestoi për rreth dy orë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte vetë i pranishëm në këtë tubim pasi është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Ai u shpreh ndër të tjera gjatë një fjalimi që mbajti se “Rama dhe Balla do bëhen përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare” duke shtuar se “po të duam, për tre minuta jemi brenda në parlament”.
Kujtojmë që ditën e sotme Kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm. Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni. Me kreun e qeverisë është parashikuar që të mbahet një mocion me debat më 2 Mars në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Comments are closed.