E vendosur përballë një “presioni” Valbona sqaroi Tanin për veprimin e saj, duke e dërguar atë në nominim për këtë javë.

Ajo tha se Tani duhet t’ja dijë për nder asaj që e nominoi, por pa i shpjeguar arsyen pse.

Ky i fundit e pyeti Valbonën se çfarë nderi është ky që e dërgon në nominim, por ajo tha se ka për ta marrë vesh të shtunën në “Prime”.

Tani u shpreh se ai nuk ka dhënë asgjë në shtëpi deri më tani dhe do i vinte keq nëse do të dilte të shtunën.

Sipas Valbonës, ai nuk ka për të dalë të shtunën dhe kur të mos dalë, do e falenderojë atë që e dërgoi në nominim.