21 shkurti shënon ditën botërore të gjuhës amtare, departamenti I gjuhësisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi konferencën shkencore “Kundrime Gjuhësore”. Në këtë konferencë prezantuan punimet e tyre studentë të diplomuar dy vitet e fundit në këtë institucion. Rektorja Suzana Golemi vlerësoi punën e studentëve dhe pedagogëve për ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe.
Drejtuesja e departamentit të Gjuhësisë Orjeta Baja dhe pedagogia Merita Hysa japin më shumë detaje për këtë konferencë dhe rëndësinë që ka mbrojtja e gjuhës amtare.
Në këtë konferencë morën pjesë 10 studentë të degës Gjuhë – Letërsi, të diplomuar në drejtim gjuëhsor, në nivel Bachelor, Mastër Profesional dhe Master Shkencor në vitet akademike 2021 dhe 2022.