Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në trotuar në Durrës.

“Rreth orës 09:30, në lagjen nr. 7, Durrës, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në trotuar, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale,” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.