Edhe bashkia e Shkodrës i bashkohet solidaritetit me Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit tragjik që goditi të dyja vendet më 6 shkurt.

Propozimi i kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia mori votat e këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e këtij fund muaji.

30 mije euro është vlera financiare që bashkia Shkodër dhuron për këto dy shtete të prekura nga tërmeti.

Kujtojmë se me herën në konferencën e donatorëve për Turqinë, Shqipëria dhuroi 1 milionë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.