Gjykata ka lënë në burg 77-vjeçarin Shefki Bylykbashin, pasi dy ditë më parë vrau djalin e tij. Ky i fundit kishte tentuar ta hidhte në pus të moshuarin.
Viktima ka qenë nën efektn e alkolit, kur ka dashur që të hidhte në pus babain e tij, i cili e kreu krimin për vetëmbrojtje.
Sipas avokatit, ngjarja ka ndodhur në një situatë të rënduar psikologjike dhe të përsëritur, çka ngre dyshime të forta edhe sipas provave se mund të jetë bërë për vetëmbrojtje.
Autori në gjykatë ka treguar se prej kohësh i biri e rrihte, dhunonte pasi vinte i alkoolizuar,
“Ditën e ngjarjes deshi të më hidhte në pus. Nuk mendova më dhe reagova“- është shprehur ai.
Comments are closed.