Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Berat teksa po tentonte të futej në një banesë për ta vjedhur. Mësohet se në pranga ka rënë 25-vjeçari Andrea Zerollari, i cili ishte kthyer në makth për banorët pasi kryente vjedhje gjatë natës nëpër banesa.
Zerellari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”, duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa. Operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia,që kishte siguruar në rrugë operative Informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.
Në kuadër të këtij operacioni,policia ka arritur të dokumentojë autorësinë e tij në vjedhjen e 4 banesave në Berat gjatë dy netëve të fundit, ku ai ka vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe pajisje të ndryshme elektronike. Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve duralumini të dritareve, nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës. Të njëjtat burime konfirmojnë se, policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda, dyshohet se autor është Zerollari.
Comments are closed.