Në Shkodër mungesa e stacionëve të autobusëve mbetet një problem shqetësues për qytetarët. Sikur të mos mjaftonin vonesat e shumta të autobusëve, qytetarëve u duhet të presin në këmbë pasi nuk ka një stacion ku të ulen.

Një gjë të tillë e vuajnë më shumë të moshuarit të cilët ndonëse në gjendje jo të mirë shëndetësore janë të detyruar të presin në këmbë. Ato shprehen se një gjë e tillë është e papërballueshme për shkak të moshës që kanë ndërsa kërkojnë zgjidhjen sa më parë të këtij problemi.

Ajo që vihet re është se edhe ato pak stacione autobusësh që Shkodra ka, janë të dëmtuara.