Luizi dhe Olta të cilët u zgjodhën lider të dy grupeve, në lojën me litar, kishin një mision sot.

Ata duhet të bindnin të gjithë banorët që të hidheshin në pishinë, duke sajuar arsye të ndryshme.

Synimi i tyre ishte që banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi dhe Ermiona të laheshin në pishinë, pasi në këtë mënyrë, nuk do të kishin më imunitet. Në fakt, të dy ata ia arritën qëllimit dhe të gjithë banorët u hodhën në pishinë.

Pasi të gjithë banorët u hodhën në pishinë, Luizi dhe Olta i treguan atyre misionin e fshehtë, që ia caktoi Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit.

Nëse Olta dhe Luizi do ia arrinin qëllimit, banorët e rinj, Bledi, Ermiona, Beati, Keisi dhe Tani nuk do të kishin më imunitet, që do të thotë mund të nominohen të shtunën. Luizi dhe Olta hipën mbi kolltuk dhe ia treguan këtë plan banorëve. Reagimi i tyre ishte epik.

Ndiqni videon për të parë sesi e pritën banorët këtë lajm.