Mungesa e hapësirave publike është një problem I trashëguar prej vitesh në qytetin e Shkodrës.
Qytetarët shkodranë të pyetur nga Star Plus tregojnë se këto hapësira kanë rëndësi të madhe kryesisht për moshën e tretë, pasi mungojnë edhe ambientet e argëtimit për ta ndërsa kërkojnë që bashkia të investojë në ndërtimin e lulishteve edhe në zonat më periferike të qytetit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’I shfrytëzojnë.
Aktualisht, lulishtja përballë bashkisë Shkodër dhe ajo pranë sheshit “Isa Boletini” janë dy nga më të frekuentuarat gjatë gjithë vitit nga qytetarët shkodranë, kryesisht ato të moshës së tretë. Ndërkohë që krijimi i këtyre hapësirave edhe në zona të tjera të qytetit do të krijonte kushte më të mira për komunitetin.
Comments are closed.